Forcimi i kapaciteteve dhe trajnimet

Në këtë fushë tematike, projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve, trajnimet dhe rritjen e ndërgjegjësimit mes personelit të burgjeve dhe shërbimit të provës që punojnë me të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm, duke u ofruar vendeve përfituese një forum për shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe mësimeve të nxjerra. Pas hartimit të dokumenteve për qasjet dhe praktikat e mira, dobësitë e identifikuara dhe mësimet e nxjerra, për të gjithë rajonin do të hartohet një matricë trajnimi, e cila do të prezantojë qartë gjetjet dhe rekomandimet për unifikimin e metodologjive të trajnimit në rajon.

Me qëllim që personeli i burgjeve dhe shërbimeve të provës të jetë në gjendje të diktojë sjelljet ekstremiste dhe të dallojë shenjat e radikalizimit, ata duhet të trajnohen si duhet për të kuptuar ndryshimin midis sjelljes ekstremiste dhe praktikave normale dhe për të vendosur marrëdhënie pozitive me të dënuarit për ekstremizëm të dhunshëm bazuar në konceptin e sigurisë dinamike. Prandaj, trajnimi i vazhdueshëm i personelit të specializuar duhet të kryhet paralelisht me sesionet për rritjen e ndërgjegjësimit mbi radikalizimin dhe teknikat e identifikimit për stafin e burgjeve dhe të shërbimeve të provës në përgjithësi. Trajnimi i specializuar për punonjësit e vijës së parë dhe krijimi i ekipeve shumë-disiplinore është një nga parakushtet kryesore të rehabilitimit efikas të të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm, ndërkohë që për garantimin e qasjeve të harmonizuara dhe bashkëpunimit mes shumë agjencive nevojitet të zhvillohen, aty ku është e mundur, sesione të përbashkëta trajnimi për punonjësit e burgjeve dhe të shërbimeve të provës,

Lajme

Stafet e mirë-trajnuara të burgjeve dhe të shërbimit të provës,...

6-7 Korrik 2020

Vendi : Online

Sesioni i dytë rajonal i Grupit të Punës me temë "Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i stafit të burgjeve dhe të shërbimit të provës për...

Përmirësimi i mundësive të trajnimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor...

12-13 Dhjetor 2019

Vendi : Tiranë, Shqipëri

Këshilli i Evropës ndihmon gjashtë Përfituesit e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, përkatësisht...

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë