Përmirësimi i mundësive të trajnimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor në lidhje me radikalizimin në burgje

12-13 Dhjetor 2019

Vendi : Tiranë, Shqipëri

Këshilli i Evropës ndihmon gjashtë Përfituesit e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për kapërcimin e mangësive dhe dhe mungesave praktike për ndërtimin e sinergjive në të gjithë rajonin në lidhje me identifikimin dhe rehabilitimin e kundërvajtësve ekstremist të dhunshëm në burgje.

Në këtë kontekst, praktikuesit e sistemit të burgjeve nga rajoni u takuan në Tiranë më 11-12 Dhjetor 2019, ku shkëmbyen mendime mbi qasjet e mira, mësimet e nxjerra si dhe dobësitë e identifikuara në lidhje me ofrimin e njohurive dhe trajnimin e stafit të angazhuar në trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në burgje. Si rezultat, do të përgatitet një dokument diskutimi, i cili do të përcaktojë qartë praktikat pozitive dhe do të ofrojë rekomandime për forcimin e mëtejshëm të ngritjes së vetëdijes dhe metodave të avancuara të trajnimeve të personalizuara në lidhje me këtë temë. Shkëmbimi i përvojës sigurisht që do të kontribuojë në vendosjen e qasjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në burgjet në rajon.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ” dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë