Stafet e mirë-trajnuara të burgjeve dhe të shërbimit të provës, janë parakushte për deradikalizimin dhe ri-integrim me sukses të personave ne konflikt me ligjin per vepra te ekstremizmit te dhunshem

6-7 Korrik 2020

Vendi : Online

Sesioni i dytë rajonal i Grupit të Punës me temë “Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i stafit të burgjeve dhe të shërbimit të provës për adresimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” diskutoi nevojat dhe pikat e forta të programeve aktuale të trajnimit dhe arsimimit të aplikuar në gjashtë Administratat Përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky event i cili u zhvillua në formatin online në 6-7 korrik 2020, hulumtoi më tej një sërë burimesh që mund të përdoren për të përmirësuar menaxhimin e stafit dhe metodat e trajnimit në trajtimin e personave ne konflikt me ligjin per vepra te ekstremizmit te dhunshem.

Rekomandimet kryesore në këtë sesion pune, shprehen në favor të vazhdimit për trajnimin vazhdues dhe theksojnë domosdoshmërinë e përfshirjes se seancave të ndërgjegjësimit mbi radikalizimin, si dhe teknikat e identifikimit të këtij fenomeni për stafet e burgjeve dhe shërbimit të provës. Trajnimi i specializuar për punonjësit në vijën e parë dhe ngritja e ekipeve shumë disiplinore është një nga parakushtet kryesore për rehabilitimin efektiv të personave ne konflikt me ligjin per vepra te ekstremizmit te dhunshem. Gjithashtu seancat e përbashkëta të trajnimit të stafit të burgjeve dhe shërbimit të provës, kur është e mundur, janë të nevojshme për të siguruar një qasje të harmonizuar dhe bashkëpunim midis agjensive. Rekomandimet do të përdoren në procesin e formëzimit të matricës së trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta dhe do të zbatohen në të gjithë institucionet përfituese ku zbatohet instrumenti horizontal i bashkëpunimit.

Ky aktivitet u mbajt duke u mbështetur në ekspertizën e dy konsulentëve të Këshillit të Evropës dhe u organizua në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i kapaciteteve të sistemeve penitenciare për adresimin e radikalizmit në burgje -në Ballkanin Perëndimor” i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022 ”, zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë