Sesioni i dytë i trainimit në internet për pilotimin e instrumentet specifike të VEP në institucionet penitenciare të Kosovës

28 qershor 2021

Vendi : Online

Këshilli i Evropës vazhdon të mbështesë pilotimin e instrumentit të shqyrtimit, instrumentit të vlerësimit
të rrezikut dhe nevojave dhe programit të rehabilitimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (VEP)
në dy burgje në Kosovë, përkatësisht në burgun e Sigurisë së Lartë dhe Dubravë.
Më 28 qershor 2021, si pjesë e procesit që mbikëqyret nga afër nga konsulentët e CoE, stafi i trajnuar i
ekipeve multi-disiplinore (MDT) nga të dy burgjet morën pjesë në seancën e dytë të trainimit online. Në
këtë takim ata ndanë përshtypjet e tyre të para mbi zbatueshmërinë dhe dobinë e këtyre mjeteve brenda
kontekstit të burgut të Kosovës dhe morën udhëzime praktike nga konsulentët.
Stafi i MDT gjithashtu deklaroi se ata tani ndihen më të sigurt falë mbështetjes nga konsulentët e KiE. Ata
shprehën motivimin dhe entuziazmin e tyre kur bëhet fjalë për zbatimin e këtyre mjeteve në praktikë,
megjithatë ngritën gjithashtu sfida të mundshme në lidhje me dhënien e programit të rehabilitimit.
Ky aktivitet u zbatua nën kujdesin e projektit “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e
radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor”, pjesë e programit të Instrumentit Horizontal për
Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (2019 – 2022), financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli të Evropës
dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

_____________________________________________________________________________________________________________________
*Ky emërtim është pa paragjykim ndaj pozicioneve mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244
dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë