Sesioni i parë i Grupit të Punës për mjetet rehabilituese për shkelësit e dhunshëm ekstremistë

16 Prill 2020

Sesioni i parë i grupit të punës (GP) mbi zhvillimin e mjeteve rehabilituese për shkelësit ekstremistë të dhunshëm në Kosovë * mundësoi informacion dhe të dhëna të nevojshme për konsulentin ndërkombëtar të Këshillit të Evropës përsa i përket zhvillimit të instrumenteve dhe programeve specifike të identifikimit dhe rehabilitimit për shkelësit ekstremistë të dhunshëm.

Pjesëmarrësit gjithashtu shkëmbyen mendime mbi strukturën dhe zbatimin e procesit fillestar të shqyrtimit për ekstremizmin e dhunshëm dhe racizimin në burgjet në Kosovë. Si rezultat, konsulenti i projektit ka nisur zhvillimin e dy rezultateve të para: formulari mbi shenjat e radikalizimit dhe instrumentin bazë të shqyrtimit për identifikimin e sjelljes ekstremiste të dhunshme dhe radikalizimin në burgje, me udhëzime shoqëruese për përdorimin e saj.

GP-ja është i përbërë nga përfaqësues të Shërbimit Korrektues të Kosovës që vijnë nga burgje të ndryshme si dhe nga stafi i Shërbimit i Provës së Kosovës, ndërkohë që puna e saj mbështetet nga një konsulent ndërkombëtar i Këshillit të Evropës. Sesioni i GP-së u zhvillua në një formë të shkruar përmes shkëmbimeve të postës elektronike dhe komunikimit në ‘skype’.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës, në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022”.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë