Zhvillohet programi i rehabilitimit për të Burgosurit Radikal dhe Ekstremist të Dhunshëm (VEP) në Kosovë*

10 Nëntor 2020

Vendi : Online

Zhvillimi i mekanizmave si dhe programit të rehabilitimit për për të Burgosurit Radikal dhe Ekstremist të Dhunshëm (VEP) vazhdoi drejt finalizimit të metodologjisë mbi Programin e Rehabilitimit për VEP si dhe Manualin e Përdorimit. Ky sesion online, organizuar në kuadër të projektit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës mbi ngritjen e kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor, u lehtësua nga një konsulent ndërkombëtar. Grupi i Punës, i besuar me këtë detyrë, përbëhet nga stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës nga fusha dhe burgje të ndryshme si dhe përfaqësues nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan draftin e programit të rehabilitimit, ofruan mendimet e tyre, shkëmbyen më tej pikëpamje mbi ndërlidhshmërinë dhe plotësimin e mekanizmave specifik të VEP me programin e ri të rehabilitimit. Ata adresuan gjithashtu parakushtet për fazën e pilotimit të këtyre mekanizmave në dy burgjet e zgjedhura në Kosovë dhe për zbatimin afatgjatë të tyre në praktikë. Si rezultat, dhe në dritën e kontributeve shtesë me shkrim që do të merren nga anëtarët e Grupit të Punës, konsulentët do të finalizojnë programin e rehabilitimit specifik për VEP deri në fund të vitit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022 ” që zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor“, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të ” Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë