Përfundon programi i rehabilitimit dhe plani i trajtimit për të burgosurit e dhunshëm ekstremistë (VEP) në Serbi

24 Nëntor 2020

Vendi : Beograd, Serbi

Përfaqësues nga Ministria Serbe e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe personeli i burgjeve, ishin unanimë në seancën e 4-të të Grupit të Punës në njohjen e rëndësisë së identifikimit dhe rehabilitimit të duhur të të burgosurve të dhunshëm ekstremistë (VEP) dhe të burgosurve të radikalizuar. Të mbështetur nga një konsulent i Këshillit të Evropës, ata ranë dakort mbi metodologjinë për trajtimin individual të VEP-ve, pasuar nga diskutimi i frytshëm mbi sfidat e pritura dhe parakushtet e nevojshme për pilotimin e programit në praktikë.

Pjesëmarrësit pranuan nevojën për trajnim të mëtejshëm mbi zbatimin e duhur të instrumenteve të mësipërme dhe forcimin e kapaciteteve të personelit të burgjeve për të përcaktuar dhe strukturuar më mirë masat konkrete të rehabilitimit për VEP-të. Intervistimi motivues, ndërtimi i një marrëdhënie të besueshme profesionale me VEP-të dhe mënyrat se si siguria dinamike mund të ndikojë drejtpërdrejt në progresin e tyre të rehabilitimit, u theksuan nga pjesmarrësit si nevoja të trajnimit. Si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj këtyre nevojave, nën kujdesin e komponentit specifik të projektit për Serbinë, programi ‘Trajnimi-i-Trajnerëve’ për personelin e burgjeve në Serbi do të zbatohet në fillim të vitit 2021.

Ky aktivitet u mbajt në 24 nëntor 2020 si një takim hibrid, në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë