Serbia merr rekomandimet për parandalimin efektiv të radikalizimit dhe adresimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje

29 Janar 2020

Vendi : Beograd, Serbi

Më shumë se 30 rekomandime në lidhje me rritjen e kapaciteteve penitenciare në parandalimin dhe adresimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgjet e Serbisë u shprehën në një tryezë të rrumbullakët zhvilluar në 29 Janar 2020, në Beograd, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe mbështetur nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë.

Rekomandimet që burojnë nga misioni i gjetjes së fakteve i Këshillit të Evropës në Serbi, i cili u zhvillua në Nëntor 2019, dhe pasqyrojnë nevojat për procedurat standarde të azhurnuara të funksionimit dhe zhvillimin e mjeteve specifike të shqyrtimit, vlerësimit të rrezikut dhe nevojave të programit të rehabilitimit për këtë lloj shkelësi, të cilat u pranuan nga pjesëmarrësit si nevoja prioritare për të marrë ndihmë teknike nga Këshilli i Evropës.

Tryeza e Rrumbullakët mblodhi më shumë se 20 pjesëmarrës nga sektori i menaxhimit të burgjeve, stafi i sigurisë, sektori i rehabilitimit dhe trajtimit të të burgosurve, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, shoqëria civile dhe sektori i drejtësisë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës, në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022”.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë