Stafi i burgjeve në Serbi i pajisur me instrumentin bazë të shqyrtimit për identifikimin e sjelljes ekstremiste të dhunshme

Prill 2020

Pavarësisht nga sfidat që përhapja e COVID-19 imponoi në jetën e përditshme profesionale të autoriteteve të burgjeve, një Grup i Punës (GP) i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, menaxhimit të burgjeve dhe stafit të burgjeve në Serbi zhvilloi një Instrument Themelor të Kontrollit për Identifikimin e Sjelljes Ekstremiste të Dhunshme në Burgje, me mbështetjen e një konsulenti ndërkombëtar.

Ky instrument do të përforcojë gjykimin profesional të menaxhmentit të burgut dhe personelit mbi karakteristikat dhe ndryshimet e sjelljes së të burgosurve të ndjeshëm ndaj radikalizimit dhe do të mundësojë identifikimin dhe parandalimin në kohë të ndikimit të padrejtë nga të burgosurit me pikëpamje ekstreme ideologjike. Ajo përcakton një sërë treguesish të sjelljes që do të kontrollohen me pranimin e të burgosurit në institutcion dhe gjatë gjithë kohës së burgimit si dhe do të zbatohen jo vetëm për individët e dënuar për aktivitete të lidhura me terrorizmin, por edhe për popullatën e përgjithshme të burgjeve.

Ky aktivitet u organizua në kluadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022”

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë