Stafi i burgut Serb u trajnua për të zbatuar instrumente specifikë dhe programet e rehabilitimit për të Dënuarit Ekstremistë të Dhunshëm

20-21 27-28 maji 2021

Vendi : Serbia

Vlerësimi dhe menaxhimi i të Dënuarve Ekstremistë të Dhunshëm (VEP) ishte fokusi i Trajnimit 4-ditor të Trajnerëve (ToT) për një grup prej 10 punonjësish të burgjeve, që vinin nga Institucioni i Veçantë i Paraburgimit në Pozarevac dhe Burgu i Qarkut në Beograd i cili u zhvillua në Vrsac, në Serbi.

Trajnuesit përmirësuan kuptimin e tyre për përdorimin e vlerësimit specifik të VEP dhe mjeteve të vlerësimit të riskut dhe nevojave dhe metodologjinë individuale të rehabilitimit të zhvilluar nga Grupi i Punës nën komponentin specifik të Administratës Përfituese për Serbinë. Trajnimi konsiston në transferimin e njohurive teorike, dhe aftësive praktike dhe metodave që do të ndihmojnë trajnerët e ardhshëm në këtë fushë të rrisin aftësitë e tyre thelbësore për zbatimin e këtyre instrumenteve në praktikë dhe shpërndarjen e njohurive teknike tek kolegët e tyre. Ata gjithashtu mësuan se si t’i qasen dhe të sistemojnë informacionin mbi sjelljen e VEP në një mënyrë objektive dhe të bazuar në prova, si dhe si të formulojnë dhe krijojnë një plan individual të trajtimit dhe të motivojnë të burgosurit që të marrin pjesë në mënyrë aktive në rehabilitimin e tyre.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë