Zhvillohet programi individual i rehabilitimit dhe trajtimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm në Serbi

01 Tetor 2020

Vendi : Beograd, Serbi

Sesioni i tretë i Grupit të Punës në Serbi u përqëndrua në hartimin e metodologjisë së programit individual të rehabilitimit dhe trajtimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (VEP) në Serbi.

Grupi i Punës prezantoi situatën aktuale të programeve të rehabilitimit dhe trajtimit për këtë kategori të burgosurish dhe identifikoi mangësitë dhe hendeqet kryesore. U konkludua se vendosja e besimit midis një të burgosuri dhe personelit të trajtimit është themeli për rehabilitimin e tyre të suksesshëm. U ra dakord gjithashtu që parimet e sigurisë dinamike të plotësuara me teknikat e komunikimit, të tilla si Intervistimi Motivues, mund të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e procesit të shkëputjes së angazhimit të VEP-ve.

GP-ja i përbërë nga stafi i menaxhimit dhe i rehabilitimit të burgjeve, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme. U mblodh  një takim hibrid  në 1 Tetor 2020, përkatësisht një kombinim midis pjesmarrjes personale dhe pjesmarrjes online.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë