Përgatitja për lirimin nga burgu dhe ndihma pas vuajtjes së dënimit penal

Në këtë fushë tematike, projekti fokusohet te përgatitja për lirimin nga burgu dhe dhënia e asistencës të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm në momentin e lirimit nga burgu, duke u ofruar vendeve përfituese dhe aktorëve të jashtëm një forum për shkëmbim përvojash, praktikash të mira dhe mësimesh të nxjerra. Bazuar në dokumentet e zhvilluara për qasjet dhe praktikat e mira, si dhe te dobësitë e identifikuara dhe mësimet e nxjerra, do të zhvillohet një matricë me rekomandime për unifikimin e strukturave, proceseve dhe mjeteve të ndihmës pas vuajtjes së dënimit penal.

Për riintegrimin e suksesshëm në shoqëri është e rëndësishme që pas lirimit të nisë procesi i riintegrimit, duke ndjekur një program të personalizuar rehabilitimi, bazuar në rreziqet dhe nevojat e identifikuara të secilit të dënuar. Vlerësimi i rreziqeve dhe nevojave të çdo të dënuari për ekstremizëm të dhunshëm duhet të vazhdojë gjatë gjithë dënimit. Qasja shumëdisiplinore dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërinstitucional janë të rëndësishme për forcimin e  mundësive për një riintegrim të suksesshëm në shoqëri.

Lajme

Bashkëpunimi ndër-institucional me rëndësi kryesore për përgatitjen për lirimin dhe...

04-06 nëntor 2020

Vendi : Online

Seanca e dytë nën Grupin Rajonal të Punës (GP) mbi "Përgatitjen për lirimin dhe ndihmën post-penale të VEP-ve" diskutoi nevojat dhe pikat e forta të...

Diskutimi i ndihmës post-penale për shkelësit ekstremistë të dhunshëm në...

21-22 janar 2020

Vendi : Shkup, Maqedonia e Veriut

Këshilli i Evropës ndihmon gjashtë Përfituesit e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal II”, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën*,...

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë