Bashkëpunimi ndër-institucional me rëndësi kryesore për përgatitjen për lirimin dhe ndihmën post-penale të të Burgosurve të Dhunshëm Ekstremist (VEP) drejt riintegrimit të tyre të plotë në shoqëri

04-06 nëntor 2020

Vendi : Online

Seanca e dytë nën Grupin Rajonal të Punës (GP) mbi “Përgatitjen për lirimin dhe ndihmën post-penale

të VEP-ve” diskutoi nevojat dhe pikat e forta të praktikave aktuale dhe sfidat me të cilat përballen Përfituesit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit të GP-së, i cili u zhvillua përgjatë 4-6 Nëntor 2020 në formën e një serie takimesh dypalëshe në internet, anëtarët e GP-së shkëmbyen përvojat dhe sugjerimet e tyre se si të përgatiten më mirë VEP-të dhe të burgosurit e tjerë të radikalizuar për t’u liruar. Në të njëjtën kohë, ata u njohën me praktikat e zbatuara në vendet e tjera evropiane dhe zgjeruan kuptimin e tyre të standardeve të Këshillit të Evropës.

Të gjithë anëtarët e GP-së ranë dakord që qasja multidisiplinare dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndër-institucional janë të një rëndësie të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për ri-integrimin e VEP-ve përsëri në shoqëri. Pjesëmarrësit që vinin nga Burgu dhe Shërbimet e Provës, Mekanizmat Koordinues për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Qendrat e Punës Sociale, theksuan edhe një herë nevojat për trajnim të mëtejshëm dhe zhvillimin e udhëzimeve specifike mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre si dhe protokolleve përkatëse mbi ndarjen e informacionit gjatë këtyre proceseve. Informacioni i marrë gjatë takimit të GP-së do të përdoret për zhvillimin e një dokumenti me rekomandime për unifikimin e mjeteve, strukturave dhe proceseve të ndihmës para-lirimit dhe post-penale në rajon.

Ky aktivitet u lehtësua nga tre konsulentë të Këshillit të Evropës dhe u organizua në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës..

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë