Diskutimi i ndihmës post-penale për shkelësit ekstremistë të dhunshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor

21-22 janar 2020

Vendi : Shkup, Maqedonia e Veriut

Këshilli i Evropës ndihmon gjashtë Përfituesit e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal II”, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kapërcimin e mangësive dhe mungesave praktike si dhe ndërtimin e sinergjive në të gjithë rajonin në lidhje me identifikimin dhe rehabilitimin e ekstremistëve të dhunshëm në burgje.

Në këtë kuadër, praktikuesit e burgjeve dhe shërbimit të provës, punonjësit e kujdesit social dhe përfaqësuesit e koordinimit të ekstremizmit të dhunshëm në burgje nga rajoni, u takuan në Shkup më 21-22 janar 2020, ku shkëmbyen mendime mbi qasjet e mira, mësimet e nxjerra dhe dobësitë në lidhje me përgatitjen për lirimin dhe ndihmën post-penale për shkelësit e ekstremizmit dhunshëm. Si rezultat, u identifikuan mangësi praktike dhe u diskutuan praktikat e mira për forcimin e mëtejshëm të ofrimit të ndihmës për të burgosurit e ekstremit dhunshëm pas lirimit nga burgu, përmes aplikimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse në mënyrë që të rrisin prospektin për ri-integrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” që është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ” dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë