Rehabilitimi dhe shkëputja nga dhuna

Në kuadrin e kësaj fushe tematike, projekti fokusohet në rehabilitimin e të burgosurve të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm (VEP) dhe në shkëputjen e tyre nga dhuna, duke u ofruar vendeve përfituese një forum për shkëmbim përvojash, praktikash të mira dhe mësimesh të nxjerra kur bëhet fjalë për ndërhyrje me synime specifike, programe trajtimi dhe rehabilitimi të të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm. Në bazë të dokumenteve të hartuara mbi qasjet e mira, praktikat e mira dhe mbi dobësitë e identifikuara dhe mësimet e nxjerra, do të zhvillohet një metodologji e përbashkët për të gjithë rajonin, duke paraqitur qartë gjetjet dhe rekomandimet mbi rrugën që duhet të ndiqet në të ardhmen në rajon.

Gjatë vuajtjes së dënimit me burg dhe bazuar në vlerësimin e rreziqeve dhe nevojave individuale do të hartohen ndërhyrje të synuara për adresimin e nevojave specifike të individëve dhe për t’i mbështetur ata në rrugën e tyre drejt shkëputjes nga dhuna. Është e rëndësishme që përpjekjet të fokusohen te motivimi i të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm për të marrë pjesë në rehabilitim, duke ndërtuar një komunikim të besueshëm që i përshtatet më mirë nevojave individuale të të dënuarve dhe përfshirjes së aktorëve të jashtëm në mbështetje të procesit të shkëputjes nga dhuna. Prandaj, një metodë efektive e sigurisë dinamike mund të rrisë gatishmërinë e të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm për të marrë pjesë në rehabilitim, si dhe për t’i bërë programet e rehabilitimit më efikase falë niveleve më të larta të besimit dhe ndarjes së informacioneve midis personelit të burgjeve dhe të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm.

Lajme

Shkëmbimi i Praktikave në lidhje me rehabilitimin e të burgosurve...

9-10 Qershor 2020

Vendi : Online

Takimi i dytë i grupit rajonal i punës për rehabilitimin dhe shkëputjen nga dhuna e VEP-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP) u zhvillua përmes...

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë