Shkëmbimi i Praktikave në lidhje me rehabilitimin e të burgosurve të dhunshëm ekstremistë (VEP) midis stafeve të burgjeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor

9-10 Qershor 2020

Vendi : Online

Takimi i dytë i grupit rajonal i punës për rehabilitimin dhe shkëputjen nga dhuna e VEP-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP) u zhvillua përmes një platforme online në 09-10 Qershor 2020. Z. Gianluca Esposito, Shefi i Departamentit  të Aksionit kundër Krimit në Këshillin e Evropës, mirëpriti pjesëmarrësit nga gjashtë Përfituesit e Ballkanit Perwndimor dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta profesionale dhe të të drejtave të njeriut gjatë rehabilitimit të VEP-ve dhe domosdoshmërinë e sigurimit të qasjes holistike në procesin e shkëputjes nga dhuna.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit prezantuan programet e rehabilitimit në zhvillim si dhe ato që janë aktualisht në përdorim në rajonin e BP, së bashku me sfidat me të cilat përballet stafi i burgjeve në zbatimin e këtyre qasjeve në praktikë. Si rezultat, u identifikuan aspekte pozitive të praktikave të ndryshme të rehabilitimit, të cilat do të shërbejnë për të hapur rrugën drejt identifikimit të një kornize rehabilitimi dhe ndërhyrjeje më të unifikuar, të përshtatshme për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që, megjithëse dallimet midis ndërhyrjeve në përdorim, sfidat mbeten të njëjtat dhe përqëndrohen në motivimin e të VEP-ve për të marrë pjesë në rehabilitimin, ndërtimin e një komunikimi të besueshëm, rregullimin e ndërhyrjeve për t’iu përshtatur më mirë nevojave individuale të shkelësve si dhe angazhimin e aktorëve mbështetës në procesin e shkëputjes nga ekstremizmi i dhunshëm.

Ky aktivitet u zbatua  në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor”, bashkë-financuar nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë