Shqyrtimi dhe VRN

Nën këtë fushë tematike, projekti fokusohet tek shqyrtimi dhe vlerësimi i riskut dhe nevojave (VRN), si dhe te praktikat e ndarjes së të burgosurve të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm (VEP), duke ofruar një forum për vendet përfituese për shkëmbim përvojash, praktikash të mira, mësimesh të nxjerra në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për rritjen e njohurive mbi standardet e Këshillit të Evropës dhe standardeve të tjera ndërkombëtare. Në bazë të dokumenteve të hartuara mbi qasjet e mira, praktikat e mira dhe mbi dobësitë e identifikuara dhe mësimet e nxjerra, do të zhvillohet një kuadër dhe një metodologji e përbashkët për të gjithë rajonin, duke paraqitur qartë gjetjet dhe rekomandimet mbi unifikimin e qasjeve.

Duke qenë se mjedisi i burgut mund të jetë një terren potencial për radikalizimin e të burgosurve, popullata e përgjithshme e burgjeve duhet të analizohet si duhet për nga sjellja edhe në rastin e të burgosurve që nuk janë dënuar për vepra penale që lidhen me terrorizmin. Kështu, po lind nevoja për zhvillimin dhe zbatimin e mjeteve të posaçme të identifikimit të hershëm për vlerësimin e nivelit të radikalizimit dhe për të reaguar ndaj rreziqeve dhe nevojave individuale me qëllim përgatitjen e një programi të përshtatshëm trajtimi dhe rehabilitimi, bazuar në nevojat individuale të të burgosurve, i cili do t’i hapë rrugën riintegrimit të suksesshëm në shoqëri.

Lajme

‘Siguria Dinamike’ si parakusht për shqyrtimin dhe vlerësimin e duhur...

1-3 Dhjetor 2020

Vendi : Online

Sesioni i tretë rajonal i grupit të punës për shqyrtimin, vlerësimin e rrezikut dhe nevojave (ARN) kur bëhet fjalë për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm...

Sesioni i Grupit Rajonal të Punës (GP) për shqyrtimin dhe...

15-16 Tetor 2019

Vendi : Podgoricë, Mali i Zi

Një total prej 18 praktikues tw burgjeve dhe përfaqësues nga Organet Koordinuese Kundër Extremizmit të Dhunshëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor shkëmbyen përvojat dhe pikëpamjet...

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë