Sesioni i Grupit Rajonal të Punës (GP) për shqyrtimin dhe vlerësimin e rrezikut dhe nevojave të autorëve të dhunshëm ekstremistë (VEO) në burgje

15-16 Tetor 2019

Vendi : Podgoricë, Mali i Zi

Një total prej 18 praktikues tw burgjeve dhe përfaqësues nga Organet Koordinuese Kundër Extremizmit të Dhunshëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor shkëmbyen përvojat dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me identifikimin e autorëve të ekstremizmit të dhunshëm (VEP), praktikat e shqyrtimit si dhe zbatimin e mjeteve të vlerësimit të rrezikut dhe nevojave në burgje.

Sesioni 2-ditor i GP rezultoi në shkëmbim të praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra. Bazuar në rezultatet e arritura, si hapi i rradhes do të zhvillohet një dokument diskutimi për qasjet e mira dhe dobësitë e identifikuara, duke paraqitur qartë gjetjet dhe rekomandimet për ‘rrugën përpara’ dhe vendosjen e metodologjisë së përbashkët për t’u zbatuar në të gjithë rajonin,

Takimi u zhvillua në Podgoricë në 15-16 Tetor 2019 në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor”, nën ombrellën e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë