Të përgjithshme

Bashkëpunimi ndërinstitucional është me rëndësi të madhe në luftën kundër radikalizimit në burgje dhe parakusht kryesor për riintegrimin e suksesshëm të të burgosurve të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm në shoqëri, kështu që projekti po nënshkruan marrëveshje grantesh me secilin vend përfitues për organizimin e forumeve të bashkërendimit mes agjencive të ndryshme për përmirësimin e  menaxhimit dhe për riintegrimin e të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm. Përgjegjësia për të parandaluar veprat penale ekstremiste, për të menaxhuar të dënuarit ekstremistë dhe për integrimin e tyre me sukses në shoqëri nuk është vetëm përgjegjësi e shërbimeve të korrektimit, por edhe e agjencive dhe organizatave të ndryshme.

Për të zgjeruar njohuritë e burgjeve dhe të personelit të shërbimeve të provës lidhur me standardet e Këshillit të Evropës dhe me standardet ndërkombëtare, si dhe mbi mënyrat e kundërvënies ndaj radikalizimit në burgje, është hartuar Programi Evropian për Edukimin mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët e Drejtësisë (HELP), me kurse për Parandalimin e Radikalizimit përshtatur sipas rrethanave lokale të secilit vend përfitues. Pas përshtatjes sipas vendit, këto kurse do të nisin në secilin vend përfitues me pjesëmarrjen e stafit të burgjeve dhe shërbimit të provës.

Lajme

Forumi i parë lokal i koordinimit për riintegrimin e të...

10 qershor 2021

Vendi : Bosnia Herzegovina-Doboj

Forumi i parë lokal i koordinimit për riintegrimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP) në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) Forumi i parë lokal i...

Trajnim online mbi zbatimin e Marrëveshjeve të Grantit

20 PRILL 2021

Vendi : ONLINE

Projekti Rajonal  “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor ”  parashikon një skemë granti për Administratat Përfituese në mbështetje...

Profesionistët e Stafit të Burgjeve dhe Shërbimit të Provës në...

8 Prill 2021

Vendi : Online

Një grup i zgjedhur prej 145 profesionistësh të stafit të burgjeve dhe shërbimit të provës, që vijnë nga gjashtë Administrata Përfituese të Ballkanit Perëndimor[1], po...

Eventi përmbyllës i Projektit – Konferencë rajonale në “Adresimi i...

25 Mars 2021

Vendi : Online

Çështja e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje është një sfidë e përhapur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që kërkon vëmendje të...

Lançohet faqja/platforma e re në internet për adresimin e radikalizimit...

16 Shkurt 2021

Vendi : Strasburg

Profesionistët, palët e interesuara dhe aktorët kryesorë në fushën penitenciare dhe shërbimit të provës në Ballkanin Perëndimor, por edhe publiku i gjerë me interes në...

Nis në Shkup dhe Prishtinë kursi online HELP për parandalimin...

03/05 Shkurt 2021

Vendi : Online

50 profesionistë të burgjeve dhe shërbimit të provës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova* u njohën me kursin online HELP të Këshillit të Evropës (KE)...

Ekspertët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor nisin angazhimin si mësues...

6-7 Tetor 2020

Vendi : Online

Konsulentët lokalë nga të 6 Përfituesit e Instrumentit Horizontal II  morën pjesë në Trajnimin e Trainerëve (ToT) on-line mbi metodologjinë HELP nën kursin e Parandalimit...

Nënshkruhet granti i parë nën projektin rajonal për adresimin e...

20 Maj 2020

Vendi : Strasburg/Prishtinë

Granti i parë për organizimin e forumeve lokale të koordinimit ndërmjet agjencive për përmirësimin e menaxhimit dhe rehabilitimin e të burgosurve të ekstremizmit të dhunshëm...

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë