Ekspertët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor nisin angazhimin si mësues ndihmës për kursin e Parandalimit të Radikalizimit

6-7 Tetor 2020

Vendi : Online

Konsulentët lokalë nga të 6 Përfituesit e Instrumentit Horizontal II  morën pjesë në Trajnimin e Trainerëve (ToT) on-line mbi metodologjinë HELP nën kursin e Parandalimit të Radikalizimit.

Trajnimi ishte përgatitja fillestare e kursantëve për rolin e tyre si tutorë të ardhshëm në programin HELP, të cilët do të përshtatin kursin me kornizën ligjore lokale dhe rrethanat specifike, dhe më vonë do të moderojnë dhe vlerësojnë zbatimin e kursit për personelin e burgut dhe të shërbimit të provës në Përfituesit përkatës të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit morën njohuri mbi programin HELP dhe metodologjinë e tij së bashku me spektrin e gjerë të mjeteve të ‘e-mësimit’ dhe aftësive teknike që ofron. Nga ana praktike, ata mësuan nga përvoja e zbatimit të kursit HELP për Parandalimin e Radikalizimit në Spanjë dhe cilat vështirësi mund të parashikohen dhe si të zbuten këto sfida gjatë fazave të hershme të planifikimit. Ata gjithashtu fituan aftësi se si të motivojnë kursantët që të përfitojnë sa më shumë nga platforma ‘e-mësimit’ elektronik HELP si një burim interaktiv i njohurive.

Kursi HELP për Parandalimin e Radikalizimit për personelin e burgjeve dhe provave do të fillojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor në fillim të vitit 2021.

Ky aktiviteti u zbatua në datat 6–7 Tetor 2020, në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë