Këshilli i Evropës mbështet pilotimin e instrumenteve dhe programeve specifike të VEP në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Vendi : Kosova * dhe Serbia

 

Këshilli i Evropës vazhdon të mbështesë pilotimin e instrumenteve dhe programeve specifike të VEP në Kosovë* dhe Serbi.

Në Kosovë, 4 muaj pas fillimit të pilotimit të fazës në dy mjedise të paraburgimit (Burgu i Sigurisë së Lartë dhe Burgu i Dubravës), personeli i përfshirë i burgut reflektoi mbi sfidat e hasura dhe progresin e arritur gjatë një trajnimi online që u mbajt më 23 shtator. Instrumentet specifike për VEP, të tilla si mjeti bazë i shqyrtimit dhe mjeti i thelluar i vlerësimit të rrezikut dhe nevojave (ARN), deri më tani janë provuar si të zbatueshme brenda kontekstit penitenciar lokal dhe karakteristikave të tij, ndërsa manuali dhe programi i rehabilitimit do të pilotohen  deri në fund të nëntorit. Megjitëse nuk ka dyshim se progresi i arritur mund t’i atribuohet profesionalizmit dhe përkushtimit të stafit menaxhues dhe stafit të burgjeve, disa faktorë rezultuan të rëndësishëm dhe përcaktues. Këta faktorë ishin qasjet shumëdisiplinore, komunikimi i rregullt dhe shkëmbimi i informacionit midis personelit të sigurisë, personelit të trajtimit dhe inteligjencës, si dhe përpunimi sistematik dhe përdorimi i informacionit të marrë përmes aplikimit të drejtpërdrejtë të mjeteve.

Në këtë mënyrë edhe në Serbi, personeli shumëdisiplinor i trajnuar i burgjeve, i ardhur nga Institucioni penitenciar i “Zabela” në Pozarevac dhe burgu i qarkut në Beograd, përfundoi fazën e pilotimit të instrumenteve dhe programit specifik të VEP, të zhvilluar për të përmbushur nevojat specifike të administratës përfituese dhe kësaj kategorie të të të dënuarve. Procesi filloi në mes të shtatorit dhe planifikohet të përfundojë deri në fund të vitit, nën mbikëqyrjen e ngushtë të një konsulenti të KiE.

Pilotimet janë mbështetur dhe zbatuar nën kujdesin e Projektit “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor”, Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2019 – 2022), financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropë dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

* Ky përcaktim është pa paragjykime për pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB -së dhe Opinionin e GJND -së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë