Koordinimi midis aktorëve lokalë të interesit për riintegrimin e VEP në rajonin e Ballkanit Perëndimor forcohet më tej

30 qershor & 2 korrik 2021

Vendi : Sarajevë, Shkup, Bijelo Polje

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të ndihmojnë autoritetet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në forcimin e bashkëpunimit midis agjencive për parandalimin e radikalizimit në burgje dhe asistimin e rehabilitimit dhe riintegrimit përsëri në shoqëri të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP).

Forumet lokale të koordinimit, të organizuara nga përfituesit e granteve, bashkojnë ekipe te stafit te burgjeve që punojnë me të burgosur të radikalizuar dhe VEP dhe agjenci lokale dhe organizata që ofrojnë mbështetje për këtë kategori të burgosurish pas lirimit. Pjesëmarrësit arritën në përfundimin se kjo detyrë komplekse nuk duhet të jetë kurrë një detyrim i vetëm i shërbimeve penitenciare, duke theksuar nevojën për përfshirje të vazhdueshme të institucioneve të ndryshme lokale dhe shkëmbimin e informacionit në kohën e duhur. Ata diskutuan përgjegjësitë dhe veprimet e tyre në të ardhmen për të siguruar që planet e para-lëshimit dhe qasjet e ri-integrimit të jenë të personalizuara për të adresuar rreziqet dhe nevojat specifike të individit.

Tri forume të tilla u zhvilluan gjatë javës së kaluar:

– 30 qershor 2021 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, me fokus në burgun e ri të Shtetit që ndodhet në Sarajevë;

– 02 korrik 2021 në Shkup, Maqedonia e Veriut, me fokus në burgjet Idrizovë dhe Shkup; dhe

– 02 korrik 2021 në Bijelo Polje, Mali i Zi, me fokus në burgun Bijelo Polje

Këto aktivitete u organizuan nën kujdesin e marrëveshjeve të granteve të nënshkruara në Projektin Rajonal “Rritja e kapaciteteve të burgjeve në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 – 2022.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë