Lançohet faqja/platforma e re në internet për adresimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje

16 Shkurt 2021

Vendi : Strasburg

Profesionistët, palët e interesuara dhe aktorët kryesorë në fushën penitenciare dhe shërbimit të provës në Ballkanin Perëndimor, por edhe publiku i gjerë me interes në këtë fushë, tani mund të ketë akses në faqen e internetit/platformën e re, duke mbuluar aspekte të ndryshme të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në burgje. Faqja dhe platforma në internet https://wbregionprisons.coe.int, e disponueshme në anglisht dhe në gjuhët lokale të Ballkanit Perëndimor, u krijua me mbështetjen e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës (KiE) – Projekti rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor”.

Faqja është e hapur për të gjithë vizitorët dhe ofron një gamë të gjerë informacioni të dobishëm, duke përfshirë një përmbledhje të mjeteve dhe dokumenteve kryesore për radikalizimin në burgje dhe shkëputjen nga dhuna të prodhuara nga projekti, gjithashtu edhe referenca për instrumentet përkatëse ligjore, botimet e KiE dhe linqe me institucione dhe organizata të tjera. Përveç kësaj, publiku i interesuar mund të gjejë materiale të dobishme për tema të ndryshme, të tilla si vlerësimi i rrezikut dhe nevojave të të dënuarve ekstremisht të dhunshëm (VEP), proçesi i rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre në shoqëri dhe ndërtimi i kapaciteteve të profesionistëve të shërbimimt penitenciar dhe atij të proves, të përfshirë në menaxhimin e VEP.

Në anën tjetër, platforma e dedikuar për profesionistet e  fushës penitenciare, shërbimit të provës dhe profesionistë të tjerë nga gjashtë administratat përfituese të Ballkanit Perëndimor që punojnë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm P/CVE, u ofron atyre mundësinë për të komunikuar dhe ndërvepruar midis tyre në mënyrë të rregullt. Duke lejuar hyrjen në platformë, ata do të jenë në gjendje të shkëmbejnë dokumente të lidhura me P/CVE, të ndajnë përvojat dhe praktikat dhe si pasojë, rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë së përgjithshme në të gjashtë administratat përfituese.

Faqja dhe platforma https://wbregionprisons.coe.int janë prodhuar në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve  penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor” që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, që synon të ndihmojë përfituesit në Evropën Jug-Lindore të respektojnë standardet e Këshillit të Evropës dhe acquis të Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit, kur lind nevoja.nevojshme.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë