Nënshkruhet granti i parë nën projektin rajonal për adresimin e radikalizimit në Ballkanin Perëndimor

20 Maj 2020

Vendi : Strasburg/Prishtinë

Granti i parë për organizimin e forumeve lokale të koordinimit ndërmjet agjencive për përmirësimin e menaxhimit dhe rehabilitimin e të burgosurve të ekstremizmit të dhunshëm (VEP) është nënshkruar në lidhje me Kosovën*. Marrësi i grantit, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), konfirmoi angazhimin e tij drejt sigurimit të bashkëpunimit efikas dhe të qëndrueshëm multi-institucional, si një parakusht kryesor për riintegrimin e suksesshëm të VEP-ve në shoqëri.

Përgjegjësia për të parandaluar shkelësit ekstremist, për të menaxhuar shkelësit ekstremistë dhe për t’i integruar ata me sukses në shoqëri nuk është vetëm përgjegjësia e shërbimeve korrektuese, por e agjencive dhe organizatave të ndryshme. Këto mund të përfshijnë policinë, shërbimet e inteligjencës, agjencitë e punësimit, punonjësit socialë, komunat, përfaqësuesit fetarë si dhe shoqëria civile.

Si rezultat i takimit përgatitor ndërmjet Këshillit të Evropës, SHKK-së dhe ICITAP-it, i cili u zhvillua në 20 maj 2020, SHKK do të paraqesë një plan të detajuar të punës për organizimin e deri në tetë forumeve në nivel ndër-agjencie, duke nisur që nga Shtatori 2020.

Grantet do të zbatohen në kuadër të Projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanit Perëndimor” bashkë-financuar nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 -2022 ”dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë