Nis në Shkup dhe Prishtinë kursi online HELP për parandalimin e radikalizimit

03/05 Shkurt 2021

Vendi : Online

50 profesionistë të burgjeve dhe shërbimit të provës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova* u njohën me kursin online HELP të Këshillit të Evropës (KE) mbi Parandalimin e Radikalizimit, i cili do t’i ndihmojë ata të trajtojnë më mirë rastet e radikalizimit në burgje dhe si dhe shkëputjen nga dhuna.

Aktiviteti prezantues, zhvilluar në Shkup u hap nga Borče Petrevski – Koordinator Kombëtar Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CTE) & Kundër Terrorizmit (CT) në Maqedoninë e Veriut ndërsa në Prishtinë ngjarja u drejtua nga Nehat Thaqi – Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Të dy theksuan rëndësinë e kursit dhe përfitimet e tij për profesionistët e burgut dhe shërbimit të provës në rajon, duke i inkurajuar ata të marrin pjesë aktive në kurs, me synim të rrisin njohuritë e tyre se si të zbatojnë në praktikë aftësitë e fituara rishtas mbi parandalimin dhe rehabilitimin e radikalizimit të shkelësve të dhunshëm ekstremistë.

Tutorët lokalë të kursit HELP, të cilët e kanë përshtatur kursin me kornizën lokale dhe institucionale, u paraqitën pjesëmarrësve strukturën e kursit, aspektet kryesore praktike dhe rrugën përpara, duke pajisur kështu pjesëmarrësit me informacionin e nevojshëm për fillimin e qetë të kursit online.

Në javët e ardhshme kursi i përshtatur për nevojat dhe rrethanat specifike lokale do të fillojë edhe në Përfituesit e mbetur të Ballkanit Perëndimor, duke synuar rritjen e numrit të përgjithshëm të profesionistëve të burgosur dhe të provës në rajon në 150. Ata do të jenë në front të luftës kundër radikalizimit në burgjet e Përfituesve të Ballkanit Perëndimor, duke patur një rol të rëndësishëm në shkëputjen e të burgosurve nga dhuna.

Takimet u mbajtën në 03 Shkurt në Maqedoninë e Veriut dhe 05 Shkurt në Kosovë në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet e Ballkanin Perëndimor” që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë