Profesionistët e Stafit të Burgjeve dhe Shërbimit të Provës në Ballkanin Perëndimor trajnohen mbi parandalimin e radikalizimit

8 Prill 2021

Vendi : Online

Një grup i zgjedhur prej 145 profesionistësh të stafit të burgjeve dhe shërbimit të provës, që vijnë nga gjashtë Administrata Përfituese të Ballkanit Perëndimor[1], po përmirësojnë njohuritë e tyre në adresimin e radikalizimit në burgje dhe largimin e të dënuarve nga dhuna duke ndjekur trajnimin  HELP për Parandalimin e Radikalizimit.

Trajnimi u përshtat me rrethanat specifike lokale të secilës Administratë Përfituese dhe u zhvillua përkatësisht në periudhën midis Shkurtit dhe Prillit 2021. Eventi I fundit virtual u mbajt më 8 Prill 2021 në Bosnjë dhe Hercegovinë. Stafi I burgjeve dhe shërbimit të provës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova* tashmë kanë përfunduar trajnimin, ndërsa të tjerët do ta finalizojnë atë deri në Qershor 2021.

Falë këtij trajnimi virtual, profesionistët e burgjeve dhe shërbimint të provës përmirësojnë kuptimin e tyre mbi standardet përkatëse ndërkombëtare dhe kuadrin ligjor vendas. Për më tepër, ata fitojnë aftësi praktike për identifikimin e radikalizimit dhe menaxhimin e sjelljes ekstremiste të dhunshme, të dobishme për punën e tyre të përditshme. Pasi të përfundojë trajnimi në të gjithë Administratat Përfituese, ai do të jetë I disponueshëm për një numër shtesë profesionistësh të burgjeve dhe shërbimit të provës nga rajoni, duke zgjeruar kështu në maksimum shtrirjen e tij te profesionistët që merren me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Trajnimi HELP për Parandalimin e Radikalizimit u nis në gjashtë Administrata Përfituese në Ballkanin Perëndimor brenda fushës së projektit Rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor” që është një pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022 ”, zbatuar nga Këshilli i Evropës.

[1] Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë