Trajnim online mbi zbatimin e Marrëveshjeve të Grantit

20 PRILL 2021

Vendi : ONLINE

Projekti Rajonal  “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor ”  parashikon një skemë granti për Administratat Përfituese në mbështetje të krijimit të koordinimit lokal midis agjencive që do të nxisë ri-integrimin e të burgosurve të radikalizuar të liruar dhe të burgosurve ekstremistë të dhunshëm në shoqëri.

Më 20 Prill 2021 përfaqësues të institucioneve dhe organizatave përfituese nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova *, morën pjesë në një trajnim mbi aspektet praktike të zbatimit të granteve dhe kërkesat e raportimit, duke përfshirë modelet e krijuara posaçërisht për skemën e granteve, në përputhje me rregullat dhe procedurat programore dhe financiare të Këshillit të Evropës.

Qëllimi i përgjithshëm i skemës së granteve u prezantua dhe diskutua me pjesëmarrësit, të cilët shprehën gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të zbatuar plotësisht planet e punës të rëna dakord sipas marrëveshjeve, në momentin që parakushtet do të lejojnë organizimin e takimeve fizike dhe jo më online.

Marrëveshjet e Grantit u nënshkruan me pesë Administrata Përfituese të Ballkanit Perëndimor në kuadër të projektit rajonal  “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor”  i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022 ”, zbatuar nga Këshilli i Evropës.

* Ky emërtim nuk paragjykon pozicionet, dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e GJND mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo faqe është prodhuar duke përdorur fonde të një Projekti të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratë për përgjegjësinë - © Këshilli i Evropës 2020 – © të drejtat e fotografisë