Komponent specifik i projektit për Kosovën*

Projekti do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Shërbimin e Burgjeve të Kosovës për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të instrumenteve të shqyrtimit, vlerësimin e rrezikut dhe nevojave dhe qasjen individuale ndaj rehabilitimit të VEP, duke u fokusuar gjithashtu në përgatitjen për lirim dhe zhvillimin e Programit për Rehabilitimi dhe Riintegrimi. Përveç kësaj, projekti do t'i mundësojë Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe agjencive të tjera, shoqërisë civile, ofruesve të shërbimeve të përmirësojnë standardet e tyre profesionale në ofrimin e mbështetjes pas dënimit dhe do t'i ndihmojë përfituesit të krijojnë programe të punësimit dhe trajnimit profesional që mund të kontribuojnë në riintegrimin e VEP gjatë vuajtjes së dënimit me burg ose pas lirimit. Sfidat e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm në shoqëri kur bëhet fjalë për përgatitjen për lirim dhe fazën pas-penale, duke përfshirë agjencitë, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të jenë temë e aktiviteteve të projektit në nivel rajonal, së bashku me çështje të tjera si parandalimi i shëndetit mendor të kësaj kategorie të burgosurish, vlerësimet e nevojave të grave në popullatën e burgjeve të kësaj kategorie, vlerësimet e progresit në drejtim të rehabilitimit në kuadër të aplikimit të mundshëm të institutit të lirimit me kusht dhe të parakohshëm dhe aplikimi i sanksioneve dhe masave në formën e punës komunitare.