Çfarë është Instrumenti Horizontal lll?

Bashkimi Evropian/Këshilli i Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Horizontal Facility III) është një iniciativë bashkëpunimi dhe një nga rezultatet e Deklaratës së Qëllimit të nënshkruar më 1 prill 2014 nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, në të cilën të dyja organizatat pajtohen të përforcojnë më tej bashkëpunimin e tyre në fusha kyçe të interesit të përbashkët.

Programi është në vazhdim që nga viti 2016 dhe faza e tretë ka filluar në janar 2023. Faza e tretë e programit (me vlerë 41 milionë euro midis 2023 dhe 2026) vazhdon të zbatohet mbi rezultatet e fazave të mëparshme.

Faza e tretë e programit mbulon veprimet në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi si dhe Turqi, me një fokus në dimensionin rajonal. Mekanizmi i koordinimit të ekspertizës që ofron ekspertizë legjislative dhe këshilla për politikat brenda sistemit të Këshillit të Evropës mbetet një pjesë e rëndësishme e programit në dispozicion të të gjithë Përfituesve.

Sa do të zgjasë Instrumenti Horizontal III?

Instrumenti Horizontal III është një program i cili po zbatohet nga Këshilli i Evropës nga janari 2023 për një periudhë 48 mujore.

Sa do të kushtojë Instrumenti Horizontal III?

Fondi i kësaj iniciative është rreth 41 milionë EUR (85% financim nga BE-ja, 15% nga Këshilli i Europës).

Çfarë funksioni do të kryejë Instrumenti Horizontal III?

Instrumenti Horizontal u mundëson Përfituesve të përmbushin agjendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së. Instrumenti Horizontal bazohet në metodat unike të punës të Këshillit të Evropës, ku aktivitetet e përshtatura të bashkëpunimit teknik bazohen në përfundimet dhe rekomandimet e organeve monitoruese të Këshillit të Evropës të cilat theksojnë fushat ku nevojiten përmirësime në legjislacion dhe politika të Përfituesve për t’u pajtuar me traktatet dhe standardet e tjera të Organizatës.

Tema që trajtohen nga Instrumenti Horizontal përfshijnë:

fuqizimin e drejtësisë,

luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe pastrimit të parave,

promovimin e mos-diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme (përfshirë LGBTI, pakicat dhe romët) dhe

promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias

Të gjitha temat janë prioritetet kryesore të dy Organizatave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.

Të gjitha veprimet e Instrumentit Horizontal trajtojnë çështje ndër-sektoriale si integrimi gjinor, mbrojtja e pakicave dhe grupeve të cenueshme dhe parashikon angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e Instrumentit Horizontal.

Si funksionon Instrumenti Horizontal III?

Veprimet e ndërmarra në Përfituesit e Instrumentit Horizontal u hartuan në bazë të rekomandimeve të dala nga organet e monitorimit dhe opinionit/këshillimit të Këshillit të Evropës dhe u prioritizuan sipas nevojave në kuadër të negociatave të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Instrumenti Horizontal ndjek një qasje të dyfishtë, duke përfshirë asistencë teknike dhe këshilla ligjore/politike:

Asistenca teknike në kuadër të Instrumentit Horizontal bazohet në “trekëndëshin” e përcaktimit, monitorimit dhe bashkëpunimit të standardeve të Këshillit të Evropës (KiE) që përbën avantazhin më të fortë krahasues të Këshillit të Evropës. Prandaj, veprimet që po zbatohen po trajtojnë mangësitë e identifikuara nga organet monitoruese/eksperte të KiE-së për sigurimin e drejtësisë, luftën kundër krimit ekonomik, luftën kundër diskriminimit dhe promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias me synimin për të mbështetur Përfituesit e Instrumentit Horizontal në përmbushjen e pajtueshmërisë në rritje me standardet evropiane. Përveç kësaj, veprimet e zbatuara synojnë të lehtësojnë progresin e përfituesve para anëtarësimit në lidhje me zbatimin e Kapitujve 23 dhe 24, ku është e përshtatshme. Kjo po bëhet përmes një sërë aktivitetesh si seminare trajnuese, vlerësime (p.sh. zbatimi i disa pjesëve të legjislacionit ose dokumenteve të politikave, rregullimet institucionale, kapacitetet operacionale të institucioneve të caktuara), mbështetje për hartimin e dispozitave të reja legjislative / dokumenteve të politikave / metodologjive, udhëzimeve / manualeve (etj.) dhe shkëmbimeve të praktikave të mira.

Mekanizmi i koordinimit të ekspertizës ofron ekspertizë brenda sistemit të Këshillit të Evropës për t’iu përgjigjur kërkesave për ekspertizë legjislative dhe këshilla mbi politikat për sigurimin e drejtësisë, luftën kundër krimit ekonomik dhe luftën kundër diskriminimit, si dhe lirinë e shprehjes dhe medias, si dhe çështjet kushtetuese që i përkasin mandatit të Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit (i njohur si Komisioni i Venecias). Kjo bëhet në respekt të plotë të pavarësisë dhe specifikave funksionale të mekanizmave monitorues të Këshillit të Evropës dhe ofron një mbështetje kyçe për proceset e anëtarësimit në BE.

Kush e koordinon Instrumentin Horizontal III?

Një mekanizëm koordinimi ndërmjet Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, Zyrave në terren të Këshillit të Evropës, Delegacioneve të Bashkimit Evropian/Zyrës së Bashkimit Evropian dhe të ashtuquajturve Koordinatorë të Përfituesve të Instrumentit Horizontal (zyrtarë të Ministrive të Punëve të Jashtme ose të Integrimit Evropian të emëruar nga autoritetet e përfituesve në fjalë për të vepruar si pika qendrore për zbatimin e Instrumentit Horizontal) është krijuar për të siguruar një koordinim gjithëpërfshirës dhe tërësor midis Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, palëve të interesuara dhe partnerëve në juridiksionet përkatëse si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare.

Ky mekanizëm koordinues siguron sinergji me veprime të tjera ekzistuese dhe të planifikuara në rajon dhe do të sigurojë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme të Instrumentit Horizontal për përfituesit përfundimtarë dhe njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë.

slot gacor adu keberuntungan mahjong ways akun vip wild bounty showdown banjir cuan sweet bonanza banjir scatter hitam bahjong ways pilihan bukan sekedar game biasa bukti nyata permainan starlight princess scatter hitam kakek zeus fitur kemenangan mahjong sweet bonanza fortune ox bagi bagi scatter cara cerdas menang mahjong wins fenomena perkalian mahjong ways bikin heboh gates of olympus masih jadi favorit teknik gila gates of olympus algoritma jalur spin mahjong ways 2 bantuan ai menangkan gates of olympus mahjong ways 2 lebih mudah dimenangkan mahjong wins 3 lagi hot mahjong ways kembali viral perbincangan komunitas mahjong ways rahasia hindari boncos di mahjong wins strategi bermain mahjong ways 5 pilar mahjong ways 2 cara ai susun rumus mahjong ways 3 langkah demi langkah raih keuntungan mahjong ways perbincangan komunitas mahjong ways mengejar kemenangan habanero jump sangat gampang bongkar pecah jackpot wild bandito kejutan menang tersembunyi dalam putaran perjuangan mendapatkan jajan harian dengan putaran fruit party pecah black scatter mahjong wins 3 demo mahjong ways 3 berujung menjadi cuan harian slot gacor pola scatter mahjong scatter hitam mahjong rtp live mahjong mahjong ways hasil jackpot mahjong perkalian mahjong wins cara main mahjong trik dapetin perkalian mahjong deretan bonus sugar rush simbol mahjong wins berbicara simbol gates of olympus penuh pesan simbol mahjong ways itu punya nyawa simbol mahjong ways punya cerita simbol starlight princess punya jiwa simbol wild bounty penuh petualangan simbol sweet bonanza irama bahagia simbol sweet bonanza christmaspenuh keajaiban simbol lucky neko punya keberuntungan sendiri simbol gatot kaca pelindung dalam putaran simbol wild bandito punya irama simbol-treasures of aztec punya rahasia pantang menyerah akhirnya maxwin zeus efek psikologis irama visual kisah nyata pemain yang tak menyangka impian yang terwujud berkat keberuntungan salah masuk berujung kenikmatan main receh scatter gates of olympus panen cuan spin kecil bikin hari berubah di mahjong ways waktunya-ganti-cara-main-pola-racikan-mahjong-wins panduan safety main mahjong champion ways iseng main mahjong wins malah dapet jackpot mana lebih bagus spin manual atau auto cara atasi fomo mahjong wins 3