Komponent specifik i projektit për Maqedoninë e Veriut
Projekti do ta drejtojë mbështetjen e tij për sistemin e burgjeve të Maqedonisë së Veriut drejt zbatimit të qëndrueshëm të Instrumentit të Kontrollit të Radikalizimit, Instrumentit të Vlerësimit të Rrezikut dhe Nevojave dhe drejt një qasjeje individuale për rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEX). Gjithashtu, projekti do të ofrojë trajnime në aplikimin e procedurave standarde operative për përgatitjen për lirim dhe mbështetje pas dënimit në një mjedis me shumë palë të interesuara. Qendra e Trajnimit të Stafit të Burgjeve do të mbështetet me një rishikim të moduleve të saj të trajnimit mbi radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe zhvillimin e një qasjeje strategjike për vendosjen e vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë së trajnimit. Projekti do të ofrojë gjithashtu ekspertizë në zhvillimin e një plani të menaxhimit të personelit. Maqedonia e Veriut përballet me sfida të shumta, ndër të cilat janë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe i të dhënave ndërmjet institucioneve dhe agjencive të ndryshme, burimet njerëzore të mbingarkuara në burgje, mungesa e koordinimit ndërmjet ekipeve multidisiplinare, investimet në mbështetje për riintegrimin në nivel lokal, etj., të cilat do të merren me projektin brenda dimensionit të tij rajonal.