Maqedonia e Veriut: Stafi i burgut forcon aftësitë për të zbatuar mjetet dhe programet për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm dhe të burgosurit të cenueshëm ndaj radikalizimit

Këshilli i Evropës vazhdon të mbështesë institucionet e vuajtjes së dënimit në Maqedoninë e Veriut duke përmirësuar kapacitetet e stafit që kanë të bëjnë me menaxhimin e të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë (VEP) dhe atyre të cenueshëm ndaj radikalizimit. Në këtë kontekst, më 10-11 qershor 2024 në Dojran u mbajt sesioni 2-ditor i trajnimit të avancuar për 13 punonjës të burgjeve, anëtarë të ekipeve multidisiplinare nga tri institucione të burgjeve në Idrizovë, Shtip dhe Kumanovë. Nëpërmjet prezantimeve, ushtrimeve praktike dhe luajtjes së roleve, trajnimi i fokusuar në aplikimin e mjeteve specifike për VEP-në, mjetet e vlerësimit të rrezikut dhe nevojave, programin e rehabilitimit dhe programin e sapokrijuar për para lirimin për VEP-të, i cili rezultoi me një nivel të ngritur dhe të avacuar te njohurive ë pjesëmarrësve, të vetëbesimit si dhe aftësive të tyre. Trajnimi gjithashtu kontribuoi në ngritjen e të kuptuarit më të mirë të parandalimit të radikalizimit dhe forcoi më tej aftësitë e pjesemarrësve në menaxhimin e VEP-ve dhe planifikimin e trajtimit. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat që mund të hasin gjatë zbatimit të mjeteve dhe programeve specifike të VEP-së, si rezistenca e të burgosurve dhe mungesa e motivimit. Të pajisur me aftësi të reja dhe njohuri praktike, pjesëmarrësit në rolin e tyre si lehtësues të ardhshëm tani do të testojnë mjetet dhe programet në mjedisin e burgut gjatë një faze pilotuese. Trajnimi, i ofruar nga një konsulent ndërkombëtar, u organizua nën kujdesin e Veprimit Rajonal “ Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimi i radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit ”, dhe Programit të Lehtësimit Horizontal III, të bashkëfinancuar. nga BE dhe KiE dhe zbatuar nga kjo e fundit.