Mbështetja pas vuajtjes së dënimit
Kjo fushë ka të bëjë me rritjen e mbështetjes pas vuajtjes së dënimit drejt riintegrimit të plotë të VEP-ve dhe kthimit të sigurt në komunitetet e tyre, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në proces (familjet, mentorët, komunitetin lokal dhe agjencitë, etj.). Kjo fushë prioritare do të bazohet në gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet që rrjedhin nga diskutimi ndërmjet gjashtë Përfituesve në kuadër të takimeve të grupeve tematike rajonale të punës të mbajtura me temën e përgatitjes për lirim, ndihmës pas vuajtjes së dënimit dhe riintegrimit të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, konkluzionet dhe rekomandimet nga më shumë se 30 forume lokale të mbajtura në të gjithë Ballkanin Perëndimor (mbi koordinimin e qasjes me shumë agjenci për të mbështetur VEP-të pas lirimit dhe angazhimin e agjencive dhe komuniteteve lokale në mbështetje të riintegrimit të VEP-ve në shoqëri), do të merren si bazë për ndërtimin e vazhdueshëm të strukturës së ngritur sipas HFIII. Veprimi do të zgjerojë shtrirjen e tij duke përfshirë grupe të tjera të të burgosurve të margjinalizuar dhe te cenueshëm, të ndjeshëm ndaj radikalizimit, duke adresuar nevojat e tyre dhe duke siguruar një qasje sistematike holistike duke përfshirë agjenci dhe sektorë të ndryshëm nga niveli qendror në atë lokal (përgjegjës për politikat sociale, arsimore, shëndetësore, të punësimit dhe zbatimin e tyre), familjet, mentorët, OSHC-të, komunitetet fetare, shoqatat profesionale, komunitetet e biznesit, etj