Vetëm përpjekjet e përbashkëta mund të parandalojnë dhe t’i përgjigjen radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm
Koordinimi i mirë është i një rëndësie kyçe për suksesin e përpjekjeve të përbashkëta në parandalimin dhe trajtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Institucionet përfituese në Ballkanin Perëndimor (BP) që vijnë nga ministritë e drejtësisë, institucionet penitenciare dhe sherbimit të provës si edhe koordinatorët për parandalimin dhe luften ndaj ekstremizmit të dhunshëm, përsëritën angazhimin e tyre për forcimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar arritjeve të projektit rajonal "Forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit", dhe miratoi njëzëri planin e aktiviteteve gjashtëmujore të projektit në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të mbajtur më 17 tetor 2023 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Shefi i zyrës së programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Këshilltari rajonal për luftën kundër terrorizmit dhe çështjeve te sigurisë në Ballkanin Perëndimor i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe Menaxheri i programit nga Komisioni Evropian (DG NEAR), përshëndeten anëtarët e Bordit Drejtues si dhe vëzhguesit dhe nenvijezuan rendesine e rolit qe kane sistemet penale në përgatitjen e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm për t'u kthyer në jetën normale pas lirimit ne komunitetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në procesin e përgatitjes së komuniteteve lokale për të pranuar ish të burgosurit dhe për të ndihmuar riintegrimin e tyre ndërmjet shërbimeve korrektuese si edhe agjencive dhe aktoreve te tjere. Anëtarët e Bordit Drejtues shfrytëzuan rastin për të evidentuar shumë sfida në fushën e parandalimit dhe përballjes me radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm në mjedisin e burgjeve, ndër të cilat janë mekanizmat shumë të nevojshëm për forcimin e programeve të para-lirimit dhe daljes për VEP si dhe mekanizmat për mbështetjen post penale, përmirësimin e kushteve për një qasje holistike ndaj parandalimit dhe luftës kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Projekti do t'i adresojë këto sfida së bashku me Institucionet Perfituese, duke plotësuar përpjekjet e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në këtë fushë në Ballkanin Perëndimor. Sesioni i dytë i Bordit Drejtues u organizua në kuadër të takimit të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Vendorë për Luftën kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm (RNNC) në Ballkanin Perëndimor, si dhe takimeve rajonale të organizatave partnere ndërkombëtare IOM dhe GIZ.