Filloi puna në programet për rehabilitimin, riintegrimin dhe përgatitjen e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm për lirim në Kosovë*
Cilat janë programet aktuale të shkëputjes dhe deradikalizimit për terroristët e dënuar në BE, cilat metodologji dhe modele ndryshimi? Cilat janë standardet dhe rekomandimet përkatëse të Këshillit të Evropës për të punuar me shkelësit e dhunshëm ekstremistë (VEO) kundrejtë mbrojtjes së të drejtave të tyre të njeriut? Cili model i përshtatet më së miri nevojave dhe kontekstit të Kosovës? Çfarë mund të mësohet nga praktika e riintegrimit dhe para lirimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rezultateve të para? Këto ishin vetëm disa nga shumë çështje të diskutuara në takimin e parë të grupit punues të projektit për Kosovën, të mbajtur më 26-27 tetor 2023. Anëtarët dhe vëzhguesit e Grupit Punues duke përfshirë përfaqësues të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës, artikuluan sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen në punën e përditshme gjatë menaxhimit të procesit rehabilitues të VEO-së, duke përgatitur kalimin e tyre nga burgimi në jetën në komunitetit, dhe identifikoi parakushtet kryesore për ta bërë këtë tranzicion të suksesshëm. Nevoja për bashkëpunim të shumë agjencive për riintegrim u pranua unanimisht, megjithatë, anëtarët e Grupit të Punës kanë theksuar parakushtet thelbësore për një bashkëpunim të tillë, si: një bazë të dhënash të përbashkët si mekanizëm për shkëmbimin e informative ndërmjet agjencive të përfshira, përdorimi i një mjeti standard të vlerësimit të rrezikut nga policia, shërbimi korrektues dhe sprovues, rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore të shërbimit korrektues, sprovues dhe të mirëqenies sociale, përfshirja e hershme dhe komunikimi me komunitetin pritës në përgatitjen për lirimin e VEO-ve. Bazuar në këtë diskutim, u propozua një përmbledhje e programit të rehabilitimit, riintegrimit dhe para-lirimit si një kornizë që do të zhvillohet më tej nga Përfituesi me mbështetjen e Këshillit të Evropës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të komponentit specifik për Përfituesin nën Projektin “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimi i radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, zbatuar nën kujdesin e Programit të Lehtësimit Horizontal dhe fazës së tretë të tij, bashkë -financuar nga BE dhe KiE dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës. * Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet apo popullsinë, në këtë tekst do të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar Kombëtar dhe pa paragjykim për statusin e Kosovës.