Punonjësit e shërbimit të provës në Shqipëri hapin rrugën për zhvillim më të fortë profesional
Punonjësit e provës nga e gjithë Shqipëria identifikuan hapat kyç për të forcuar sistemin e ndërtimit të kapaciteteve të Shërbimit të Provës, duke përfshirë orientimin, trajnimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin e ekspertizës së brendshme për të mbështetur rehabilitimin dhe riintegrimin më efektiv të të dënuarve. Njëzet përfaqësues të Shërbimit të Provës në Shqipëri dhe të të gjitha zyrave rajonale të provës rishikuan gjetjet e një vlerësimi të plotë të nevojave për ndërtimin e kapaciteteve, i bërë nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Europës me kërkesë të institucionit. Vlerësimi analizoi kornizën ligjore dhe institucionale që rregullon zhvillimin e stafit të provës në Shqipëri nëpërmjet një anketë online, e plotësuar nga 44 punonjës të provës dhe menaxherë, si dhe me ndihmën e pesë intervistave pasuese me praktikantë, drejtorë zyrash dhe inspektoratin qendror. Gjetjet theksuan nevojën për të forcuar më tej fuqizimin e kapaciteteve fillestare të provës dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm,krijimin e një grupi të qëndrueshëm trajnerësh brenda institucionit dhe zhvillimin e programeve të strukturuara intervenimi për të dënuarit për ekstremizëm të dhunshëm dhe të dënuarit e tjerë të ndjeshëm ndaj radikalizimit. Pjesëmarrësit u pajtuan se këto masa do të kontribuojnë në një sistem më efektiv, praktik dhe të qëndrueshëm të ndërtimit të kapaciteteve për Shërbimin e Provës në Shqipëri. Vlerësimi i nevojave për trajnim dhe prezantimi pasues u organizua nga Veprimi Rajonal "Forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje" dhe parandalimin e radikalizimit pas lirimit, i zbatuar në kuadër të programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të vuropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".