Stafi shqiptar i burgjeve dhe i provës forcojnë aftësitë për të zbatuar mjetet e rehabilitimit dhe programin e para lirimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm dhe të burgosurit e cenueshëm ndaj radikalizimit

  Këshilli i Evropës vazhdon të mbështesë institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri duke përmirësuar kapacitetet e stafit të burgjeve dhe të provës lidhur me menaxhimin e të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë (VEP) dhe atyre të cenueshëm ndaj radikalizimit. Në këtë  kontekst, , nga 4-6 qershor 2024  ne Durrës, u zhvillua një sesion trajnimi avancues 3-ditor për 22 praktikues të linjës së parë të burgjeve dhe shërbimit të provës, anëtarë të ekipeve multidisiplinare nga tri burgjet, konretisht nga  Burreli, Peqini dhe Ali Demi dhe Zyrën Rajonale të Shërbimit të Provës në Tiranë. Nëpërmjet prezantimeve, ushtrimeve praktike dhe luajtjes së roleve, trajnimi i fokusuar në aplikimin e intstrumenteve specifike për VEP-të, mjetet e vlerësimit të rrezikut dhe nevojave, programin e rehabilitimit dhe programin e sapokrijuar për para lirim për VEP-të, i cili rezultoi me një nivel të forcuar dhe të përmirësuar njohurish. vetëbesimi dhe aftësive te pjesëmarrësve. Programi i para lirimit për VEP-të, për herë të parë në kontekstin e Shqipërisë udhëzon stafin e burgjeve dhe të provës në përgatitjen e VEP-ve për lirim. Trajnimi gjithashtu kontribuoi në një kuptim më të mirë të parandalimit të radikalizimit dhe forcoi më tej aftësitë e pjesëmarrësve në menaxhimin e VEP-ve dhe planifikimin e trajtimit. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat që mund të hasin gjatë zbatimit të mjeteve dhe programeve specifike të VEP-së, si rezistenca e të burgosurve dhe mungesa e motivimit si dhe specifikat e punës me gratë e burgosura dhe të dënuara me kusht. Të pajisur me aftësi të reja dhe njohuri praktike, pjesëmarrësit në rolin e tyre si lehtësues të ardhshëm tani do të testojnë mjetet dhe programet në mjedisin e burgut dhe të provës gjatë një faze pilotuese që do të zgjasë deri në katër muaj. Trajnimi, i ofruar nga dy konsulentë ndërkombëtarë dhe një vendas, u organizua nën kujdesin e  ProjektitRajonal “ Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimi i radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit ” dhe Programit të Instrumentit Horizontal III.