Vlerësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimi i informatave gjatë proceseve te para lirimit dhe pas vuajtjes se dënimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut

Për rehabilitimin dhe riintegrimin efektiv të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP) dhe të burgosurve të tjerë të cenueshëm ndaj radikalizimit, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informatave ndërmjet institucioneve vendore janë thelbësore. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një mbështetje e duhur që mbulon të gjitha aspektet e jetës së dikujt gjatë përgatitjes për lirim dhe do t'u mundësojë institucioneve vendore të përgatiten për mbështetjen pas lirimit bazuar në nevojat specifike të VEP-ve. Një qasje e tillë gjithepërfshirëse çon në një riintegrim të qëndrueshëm të ish-të burgosurve dhe në këtë mënyrë në shoqëri më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse. Kjo ishte një nga temat e diskutuara gjatë punëtorisë për shkëmbimin e praktikave të mira, përvojave dhe sfidave në zbatimin e “Procedurave të Standardizuara të Veprimit (PSV) për procedurat e ndihmës penale para lirimit dhe pas lirimit për të burgosurit e radikalizuar” në Maqedoninë e Veriut, të mbajtur më 27 nëntor 2024 në Shkup. Përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Ekzekutimit të Sanksioneve, Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit, burgjeve, zbatimit të ligjit, qendrave lokale të mirëqenies sociale, punësimit dhe shërbimeve arsimore iu mundësua të diskutojnë për zbatimin e PSV-ve të sipërpërmendura në praktikë dhe sfidat që hasen, si afati kohor për informimin e institucioneve përkatëse për lirimin e një VEP, ofrimi i një plani të nevojave të tyre për  qendrat p;r mir;qenie sociale, përfshirja e institucioneve pas lirimit etj. Për më tepër, pjesëmarrësit ngritën ndërgjegjësimin e tyre për praktikat e mira në disa komunitete lokale në lidhje me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave dhe në veçanti  shkëmbimin e informatave të ndjeshme për nevojat shëndetësore. Pjesëmarrësit u pajtuan se aplikimi i PSV-ve në praktikë funksionon shumë mirë, gjë që konfirmohet nga bashkëpunimi i forcuar ndërinstitucional dhe shkëmbimi efektiv i informatave, gjë që nuk kishte ndodhur në të kaluarën. Megjithatë, burgjet ende po përballen me disa sfida në lidhje me marrjen e informatave në faza të ndryshme, prandaj kjo do të trajtohet në nivel rregullativ. Për më tepër, koordinatori kombëtar për parandaim/luftim të terrorizmit propozoi hartimin e udhëzimeve që do të mbulonin rolet e të gjitha institucioneve në lidhje me parandalimin e ekstremizmit, duke ofruar mbështetje për VEP-të dhe të kthyerit e tjerë nga zonat e konfliktit dhe që do të ishte një hap tjetër drejt qasjes  ‘Përfshirja e gjithë shoqërisë’. Punëtoria u mbajt nën kujdesin e Veprimit Rajonal “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimi i radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, dhe Programit të Instrumentit Horizontal III.