Forcimi i mbrojtjes së shëndetit mendor për stafin e burgjeve dhe të burgosurit e ekstremizmit të dhunshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë

Zbulimi i hershëm i mundshëm i çrregullimeve të shëndetit mendor tek të burgosurit të ekstremizmit të dhunshëm (VEP) nga stafi jo-mjekësor i burgjeve është thelbësor për të siguruar që të burgosurit  marrin trajtim në kohë të duhur dhe përkatëse nga profesionistët mjekësorë. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e mirëqenies dhe shëndetit mendor të stafit të burgjeve është thelbësore për menaxhimin efektiv dhe rehabilitimin e VEP-ve, si dhe të të burgosurve të tjerë të ndjeshëm ndaj radikalizimit. Për t’iu përgjigjur kësaj, 25 praktikues të burgjeve nga shumica e burgjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë e Bosnjë dhe Hercegovinës, Ministria e Drejtësisë e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës Serbe, u mblodhën në një punëtori në Sarajevë. Pjesëmarrësit rritën ndërgjegjësimin e tyre për instrumentet kryesore të Këshillit të Evropës dhe standardet evropiane që lidhen me shëndetin mendor dhe trajtimin e të burgosurve. Ata u njohën me “Udhëzimet për Vlerësimin e Shëndetit Mendor të VEP-ve, të burgosurve të margjinalizuar dhe të burgosurve të ndjeshëm ndaj radikalizimit” si dhe me “Instrumentin e Screenimit  për Njohjen e Hershme të Shenjave të Çrregullimeve Mendore”. Përmes studimeve të rasteve, pjesëmarrësit përmirësuan aftësitë e tyre praktike në zbatimin e këtij instrumenti dhe në zbulimin e shenjave të çrregullimeve mendore tek VEP-të. Në pjesën e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit u njohën me “Udhëzimet dhe protokollin për menaxhimin e situatave të krizës në punën me VEP-të” të lidhura me mbrojtjen e mirëqenies dhe shëndetit mendor të stafit të burgjeve, të zhvilluara në kuadër të projektit të Këshillit të Europës “Sigurimi i riintegrimit efektiv të autorëve të ekstremizmit të dhunshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë – faza II”. Përveç kësaj, ata forcuan aftësitë e tyre në masa konkrete për përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor të tyre, si dhe për parandalimin dhe zbulimin e përkeqësimit të shëndetit mendor tek kolegët e tyre. Kjo punëtori u organizua nga veprimi rajonal “Fuqizimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit ”, i zbatuar në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Europës  nën “Instrumentin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.