Gjykimi profesional për të burgosurit e dhunshëm ekstremistë dhe të radikalizuar duhet të jetë i verifikueshëm dhe faktik, erdhen ne përfundim praktikuesit e burgjeve nga Serbia
Si të identifikohen shenjat e radikalizimit, të bëhet vlerësimi i rrezikut dhe të bëhet një gjykim profesional për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm ose të burgosurit e margjinalizuar dhe vulnerabël në rrezik nga radikalizimi, dhe të përshtatet rruga e tyre rehabilituese, ishin temat kryesore të diskutuara në trajnimin dy-ditor për praktikuesit e burgjeve ne Serbi i mbajtur më 25-26 qershor, në Vrdnik, Serbi. Përfaqësuesit e ekipeve multidisiplinare që vijnë nga institucionet e paraburgimit të Pozharevcit, Nishit dhe Mitrovices se Sremit si dhe menaxhmenti i Departamentit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, fituan njohuri për metodologjinë e shqyrtimit te shenjave të radikalizimit dhe fuqizoj më tej të kuptuarit e tyre për instrumentin dhe procesin e vlerësimit të rrezikut dhe nevojave. Ata gjithashtu përmirësuan aftësitë e tyre në trajtimin dhe teknikat e intervistimit të aplikuara në punën e përditshme me këtë kategori të burgosurish. Përveç këtyre temave, praktikuesit mësuan për kornizën ligjore dhe institucionale të Serbisë në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe gjetjet e fundit të anketës së kryer nga Ministria e Brendshme e Serbisë në vitin 2023. Për më tepër, në trajnim u theksua rëndësia e mbledhjes së të dhënave dhe informacionit të verifikueshëm dhe të bazuar në prova për një të burgosur duke përdorur burime të ndryshme të besueshme, përpunimi i duhur i tyre për të bërë një gjykim të vlefshëm profesional. Trajnimi u organizua në kuadër të komponentit specifik të Përfituesit për Serbinë në kuadër të veprimit rajonal “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”. zbatuar në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.