Sistemi serb i burgjeve përmirëson metodologjinë për menaxhimin dhe rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm

Sistemi serb i burgjeve përmirëson metodologjinë për menaxhimin dhe rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm
Profesionistët e burgjeve nga departamentet e trajtimit dhe sigurisë të katër objekteve të paraburgimit në Serbi kanë mësuar për përmirësimet më të fundit në metodologjinë e përdorur në identifikimin e shenjave të radikalizimit, vlerësimin e rrezikut dhe nevojave dhe rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm dhe të burgosurve në rrezik nga radikalizimi, në një sesion trajnimi i organizuar më 19-20 shtator 2024 në Beograd, pas  rishikimit te metodologjise   nga grupi punues. Stafi i linjës së parë nga qendrat e paraburgimit në Pançevë, Beograd, Kragujevc dhe nga qendra e burgut për gratë e burgosura në Pozharevac, praktikoi përdorimin e mjeteve metodologjike të përshtatura dhe optimizuara për të përmbushur nevojat dhe kontekstin e sistemit të burgjeve në Serbi dhe qasjet e rehabilitimit, si dhe përditësuan teknikat e trajtimit dhe intervistimit të aplikuara në punën e përditshme me këtë kategori të burgosurish Përveç këtyre temave, praktikuesit mësuan për kornizën ligjore dhe institucionale të Serbisë në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe gjetjet e Anketës për të gjitha format e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Serbisë, të realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në vitin 2023. Trajnimi u organizua nën komponentin specifik për Përfituesit në Serbi në kuadër të projektit  rajonal “ Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, zbatuar në kuadër të progamit të përbashkët të Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.