Maqedonia e Veriut: programet e përgatitjes për lirim janë gur themel për rehabilitimin e suksesshëm të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm

Një grup punues (GP) i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së Maqedonisë së Veriut për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe profesionistë të burgjeve nga katër institucione të burgjeve (Idrizovë, Shtip, Shkup dhe Kumanovë) diskutoi çështjet lidhur me shkëputjen e suksesshme, rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm ( VEP-të). Anëtarët e GP identifikuan sfidat kryesore që kanë të bëjnë me menaxhimin e rehabilitimit të VEP-ve dhe kalimin e tyre nga burgu në komunitet, në takimin e parë të GP të projektit të mbajtur më 29-30 janar 2024 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Pjesëmarrësit mësuan për praktikat e mira të BE-së në zbatimin e programeve të rehabilitimit për terroristët e dënuar, standardet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe rekomandimet lidhur me punën me VEP-të dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Anëtarët e GP-së  arritën në përfundimin se përgatitja efektive dhe efikase për lirim bashkë me bashkëpunimin e shumë agjencive është një gur themel për rehabilitimin e suksesshëm dhe efektiv të kësaj kategorie të të burgosurve pas lirimit dhe kthimit të tyre në komunitetin lokal. Në bazë të diskutimeve, u propozua një plan për programin përgatitor për lirim si kornizë që do të zhvillohet më tej nga përfituesit e Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Këshillit të Evropës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të komponentit specifik për Përfituesin e Projektit “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimi i radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, zbatuar nën fazën e tretë të Instrumentit Horizontal, bashkë -financuar nga BE dhe KiE dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.