Burgjet dhe shërbimet e provës në të gjithë Ballkanin Perëndimor përvetësojnë mjete për të adresuar radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Mjetet dhe programet, të hartuara në veçanti për të identifikuar dhe parandaluar radikalizimin në burgje dhe për të ndihmuar individët të shkëputen nga përdorimi i dhunës, dëshmuan të jenë mjaft efektive në Ballkanin Perëndimor. Stafi i burgjeve e vlerëson rëndësinë e tyre në identifikimin, diagnostikimin dhe ndihmën në procesin e rehabilitimit të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm. Ky ishte një nga përfundimet kryesore të konferencës së 3-të rajonale "Informatat kthyese nga pilotimi i mjeteve dhe programeve specifike të VEP dhe hapat e ardhshëm, në Ballkanin Perëndimor", e mbajtur në Budvë, Mal i Zi, më 3-4 qershor. Kjo konferencë, e organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës, u mundësoi profesionistëve të burgjeve dhe atyre të shërbimit të provës nga Përfituesit e Ballkanit Perëndimor të shkëmbenin përvoja dhe të diskutonin praktikat më të mira rajonale në lidhje me pilotimin e mjeteve specifike për VEP-të dhe zbatimin e qasjeve të rehabilitimit dhe para-lirimit, të cilat përfshinin më shumë se 700 të burgosur. Pilotimi i mjeteve për VEP u krye nga më shumë se 60 profesionistë, nga mesi i muajit gusht 2024 deri në mars 2025, proces ky i cili vuri në pah pikat e forta, por edhe duke zbuluar dobësitë e sistemeve të burgjeve në procesin e menaxhimit dhe rehabilitimit të të burgosurve të radikalizuar dhe ekstremistë të dhunshëm, si dhe të të burgosurve të tjerë në rrezik radikalizimi. Kjo përfshin kufizimet dhe mundësitë e sistemeve ekzistuese të mbështetjes pas dënimit për këtë grup të burgosurish. Pjesëmarrësit ndanë mendimin e njëjtë për vlerën e instrumenteve kryesore dhe qasjeve të rehabilitimit, duke theksuar nevojën për të siguruar integrimin e tyre në kornizat legjislative vendore që do të bënin të obliguar përdorimin e tyre në praktikë. Përveç kësaj, ata njohën nevojën për trajnim të vazhdueshëm të stafit, si nevojë e domosdoshme për zbatim të qëndrueshëm të këtyre mjeteve dhe mbështetën zhvillimin e monitorimit dhe vlerësimit specifik që do të gjurmonte empirikisht ndikimin e mjeteve dhe metodave duke mundësuar në këtë mënyrë përdorimin optimal të tyre në dobi të përdoruesve të fundit. Konferenca rajonale u organizua nga Veprimi rajonal “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit” nëpërmjet mbështetjes së përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës, si pjesë e fazes së tretë të Intsrumentit Horizontal.