Punonjësit e burgjeve në Mal të Zi forcojnë aftësitë e tyre në parandalimin e radikalizimit

Përfaqësuesit e stafit korrektues nga sistemi penitenciar i Malit të Zi kanë fuqizuar ekspertizën dhe njohuritë e tyre në menaxhimin, rehabilitimin dhe përgatitjen për lirimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm dhe të radikalizuar, si dhe të burgosurve të tjerë në rrezik nga radikalizimi. Trajnimi 2-ditor i organizuar në Podgoricë të cilin e organizoi Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (DESP) në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Malit të Zi,  mblodhi stafin e sigurisë dhe trajtimit nga qendrat e paraburgimit në Bijelo Polje dhe SPUZ, të cilëve iu prezentuan mjetet kryesore, dhe programi i rehabilitimit dhe para-lirimit për të burgosurit e radikalizuar. Sesioni u drejtua nga profesionistë të trajnuar mirë, të cilët ndanë njohuritë dhe mësimet e tyre të nxjerra nga faza e pilotimit, gjatë së cilës këto mjete dhe programe u zbatuan me sukses në kontekstin e burgjeve malazeze. Sesioni kaskadë tregoi gjithashtu angazhimin e DESP-së ndaj procesit dhe gatishmërinë e tyre për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të mjeteve dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional midis kolegëve. Ky trajnim u organizua nën kornizën e Veprimit Rajonal “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, përmes mbështetjes së përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës, nën fazën e tretë të programit të Instrumentit Horizontal.