Shërbimi i Provës në Shqipëri fuçizon rehabilitimin dhe riintegrimin e autorëve të ekstremizmit të dhunshëm.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin Shërbimin e Provës në Shqipëri duke forcuar kapacitetet, njohuritë dhe aftësitë e stafit për një rehabilitim dhe riintegrim efektiv të autorëve të ekstremizmit të dhunshëm (VEO) në shoqëri. Pas zhvillimit të mjetit të parë për shqyrtimin, vlerësimin e rrezikut dhe nevojave specifike për VEO, i cili u plotësua me një plan individual trajtimi dhe programin e rehabilitimit, stafi i Sherbimit të Provës u trajnua për zbatimin praktik të tij përmes prezantimeve, ushtrimeve dhe lojërave me role. Trajnimi përmirësoi njohuritë dhe kuptueshmërinë e pjesëmarrësve mbi parandalimin e radikalizimit, duke forcuar aftësitë e tyre në rehabilitimin dhe planifikimin e trajtimit të VEO-ve. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat mund të përballen gjatë zbatimit të mjeteve dhe programeve specifike për VEO, si rezistenca dhe mungesa e motivimit nga ana e autorëve, si dhe veçoritë e punës me provueset gra. Me këto përpjekje, Këshilli i Evropës synon të sigurojë që ata të jenë të përgatitur mirë për të avancuar rehabilitimin dhe riintegrimin e autorëve, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e komunitetit më të gjerë, në përputhje me standardet evropiane. Trajnimi u organizua nga Veprimi rajonal “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e mëtejshëm të radikalizimit pas lirimit” nën fazën e tretë të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal III”.