Stafi jo-mjekësor i Burgjeve në Ballkanin Perëndimor do të zbulojë në kohë çrregullimet e shëndetit mendor tek të burgosurit ekstremistë të dhunshëm
Stafi dhe menaxhmenti i burgjeve nga Përfituesit e Ballkanit Perëndimor ndërmorrën një hap të madh në përpjekjet për të forcuar shëndetin mendor dhe sigurinë në burgje, në përputhje me standardet evropiane. Seminari rajonal në Tiranë, Shqipëri, prezantoi "Udhëzimet për Vlerësimin e Shëndetit Mendor të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP), të burgosurve të margjinalizuar dhe të burgosurve të cenueshëm ndaj radikalizimit" dhe "Mjetin e Shqyrtimit për Njohjen e Hershme të Shenjave të Çështjeve Mendore", të cilat u zhvilluan me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës dhe u vunë në dispozicion për përdorim në të gjitha sistemet penitenciare të Përfituesve të Ballkanit Perëndimor. Udhëzimet u diskutuan me stafin dhe menaxhmentin e burgjeve nga e gjithë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia, të cilët kuptuna aspektin praktik të standardeve dhe parimeve ndërkombëtare lidhur me promovimin e shëndetit mendor të të burgosurve dhe parandalimin dhe menaxhimin e çrregullimeve të tyre mendore. Pjesëmarrësit miratuan udhëzimet e dhëna dhe Mjetin si një instrument të dobishëm dhe të besueshëm që ndihmon stafin jo-mjekësor të burgjeve të zbulojë dhe t'i përgjigjet shenjave të çrregullimeve mendore të të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP), të burgosurve të margjinalizuar dhe të burgosurve të cenueshëm ndaj radikalizimit. Kjo punëtori u organizua nga Veprimi Rajonal The workshop was organised by the regional action “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimie” nën fazën e tretë të Programit të përbashkët të Instrumentit Horizontal të BE-së dhe Këshillit të Evropë. * Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territor, institucione, ose popullsi, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës